Posterat elektoralë/ KQZ shqyrton sot projektvendimin

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet ditën e sotme për të shqyrtuar një projektvendim, i cili parashikon heqjen e të gjithë posterave politikë, të cilët nuk mbajnë shënimet në fund se janë prodhuar në përgjegjësinë e plotë të subjektit politik.

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi iu ka dhënë tre ditë kohë subjekteve që të largojnë materialet e tyre që bien ndesh me Kodin Zgjedhor dhe t’i zëvendësojnë ato me të rinj. Por. ende partitë politike nuk i kanë hequr materialet e tyre.

Në rast se Celibashi e firmos këtë projektvendim, atëherë Policia pritet të ndërmarrë aksionin në terren për t’i larguar posterat, të cilët nuk mbajnë shënimet që parasheh ligji.

Një nga posterat, i cili shkaktoi reagime të forta në publik ishte ai i Belind Këlliçit me dy gishtat e mesit të ngritur lart.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *