Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i ka dërguar letër të gjitha bashkive të vendit, për përcaktimin e vendeve publike për afishimin e materialeve propagandistike të fushatës elektorale.
Në letrën e KQZ thuhet se kjo lëvizje erdhi pas denoncimeve të shumta të ardhura në këtë institucion, lidhur me mosrespektimin e detyrimeve ligjore për fushatat elektorale.
KQZ ka kërkuar nga bashkitë një listë të vendeve të lejueshme për vendosjen e posterave elektoralë dhe ju ka bërë thirrje atyre për përmbushjen e detyrimeve ligjore, lidhur me vendet e vendosjeve të këtyre materialeve propagandistike.