Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka komentuar mbrëmjen e sotme posterat e Partisë Socialiste me sloganin “Kurrë më mbrapa, vetëm përpara”. Në to sshfaqet Edi Rama duke buzëqeshur dhe portretizohet si e ardhmja, ndërsa Berisha dhe Meta shfaqen bardhë e zi dhe të mërzitur.
Në MCN tv Meta deklaroi se Rama ka “probleme psiqike” dhe prandaj ka vendosur këto postera në të gjithë vendin.
“I drejtohet problemeve të veta, sepse ka probleme. Ai bën poster në të gjithë vendin, që del vetë duke qeshur dhe vë të tjerët si të mërzitur, me kokën ulur në errësirë, ka probleme psiqike. Tregon abuzimin me pushtetin, e dimë që janë vënë me forcë, janë kundër të gjithë rregullave. Ai ka problemet e veta. Jam këtu në respektin tuaj dhe të qytetarëve. Është mirë që ti lërë këto marrëzi dhe ti nxjerrë kandidatë përballë kandidatëve të koalicionit “Bashkë Fitojmë” – tha Meta.