Përmes një komunikate zyrtare, Urdhri i Psikologut nënvizon se vendosja e postarave të tillë ku tregohet gishti i mesit në hapësira publike janë mesazhe fyese, denigruese dhe me përmbajtje bullizuese, të cilat jo vetëm që nuk janë etike, por mbi të gjitha bëhen në mënyrë të drejtëpërdrejtë shembull i reagimeve të papërmbajtura, bullizuese dhe fyese në popullatë.
Postimi i plotë:
Duke marrë shkas nga një poster i vendosur sot në rrugët kryesore të kryeqytetit, si pjesë e fushatës politike për zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës, Urdhri i Psikologut bën me dije:
Mesazhe fyese, denigruese dhe me përmbajtje bullizuese, jo vetëm që nuk janë etike, por mbi të gjitha bëhen në mënyrë të drejtëpërdrejtë shembull i reagimeve të papërmbajtura, bullizuese dhe fyese në popullatë.
Mesazhet që përcillen, nuk kanë target vetëm njerëzit e rritur, që arrijnë t’i seleksionojnë, por edhe fëmijët, për të cilët bëheni, me dashje ose pa dashje, modele që duan të ndjekin.
Lutemi mbani në konsideratë në çdo mesazh që përcillet në rrugët kryesore të qytetit, si dhe në televizionet publike, apo kudo tjetër, se informacioni që përçohet duhet të jetë etik.
Pas gjithë fushatave që ndërmerren nga shoqëria civile, media, shkolla etj., kundër mesazheve bullizuese, është e paparanueshme që të promovojmë mesazhe të tilla në billborder-at e kryeqytetit.
Nuk mund të kërkojmë të ndërtojmë vlera mbi antivIera.