Nuk ka vonuar reagimi i fortë ndaj posterit provokativ të Belind Këlliçit, me gishtin e mesit lart si Mr.Bean. Në rrjete sociale, ka një lumë komentesh që nuk e kanë pritur fare pozitivisht këtë qëndrim. Janë pafund komentet për të kuptuar revoltën qytetare ndaj posterave fyese të Këlliçit, të cilat kalojnë çdo kufi etik. Por nuk kanë mjatuar vetëm këto të fundit, në rrjet kanë shpërthyer edhe meme tallëse.
Ndërkohë Komuniteti mysliman, ai i krishterë, organizata të shumta, të gjithë kanë reaguar kundër gishtave të mesit të Belos, që thotë se ia ka drejtuar korrupsionit, por me sa duket iu kthyen mbrapsht.