Posti për Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Edi Rama në garë për kryeministren e Estonisë

Pasi ka siguruar 12 vite në pushtet, Edi Rama duket se po synon një tjetër post në një të ardhme të afërt. Nuk bëhet fjalë për në Shqipëri, por në NATO.

Rama është një nga kanditatët për të zënë vendin e Jens Stoltenberg si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s.

Në garë me Ramën ëshhtë edhe kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas.

Lajmi është bërë i ditur nga akademikja dhe studiuesja e komunikimit, Suzana Starikov, e cila shkruan se vetë SHBA kërkon që drejtuesi i NATO-s pas Stoltenberg të jetë një nga anëtarët e rinj të NATO-s. Në postimin e saj ajo madje lë të kuptohet se Rama do të zgjidhet në krye të NATO-s në shtator të 2023 kur ngre pyetjen “Kush do të jetë kryeministri i radhës i Shqipërisë?”.

“Edi Rama do të pasojë Jens Stoltenberg në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s. Në veçanti thuhet se SHBA-të kanë insistuar në zgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm të ardhshëm të NATO-s mes anëtarëve të rinj të NATO-s. Kandidatët ishin kryeministrja e Estonisë Kaja Kallas dhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Kush do të jetë kryeministri i radhës i Shqipërisë?”, shkruan ajo.

Jens Stoltenberg i mbaronte mandati në shtator 2022 në krye të NATO-s, por për shkak të luftën në Ukrainë, u shty me një vit deri në 2023.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *