Miliarderi Elon Musk ka reaguar në lidhje me atentatin që i ndodhi ditën e djeshme ish presidentit Donald Trump.
Ai thoshte në platformën X që “Askush nuk po kërkon të vrasë Biden ose Harris”. Musk me këtë nuk ka bërë shpjegime të mëtejshme se çfarë nënkupton me këtë.
Mirëpo ky postim ka shkaktuar reagime të forta te shumë ndjekës.
Një përdorues shkroi: “Askush nuk duhet të përpiqet të vrasë askënd!”.
Ndërsa një tjetër tha se Musk kishte nevojë urgjente për ndihmë: “Kjo është sjellje e çmendur dhe shumë e rrezikshme”.