Postonte thirrje për vepra terroriste kundër institucioneve në rrjete sociale, arrestohet 56-vjeçari në Kukës

Një 56-vjeçar nga Kukësi është arrestuar këtë të martë, pasi akuzohet se postonte me profile false në rrjetet sociale, foto dhe shkrime nxitëse, thirrje publike dhe propagandë për kryerjen e veprave terroriste kundër disa institucioneve të rëndësishme shtetërore.

Specialistët e Drejtorisë së Antiterrorit, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, kanë evdientuar shtetasin me iniciale I. S.(L.), 56 vjeç, banues në Kukës, ky i fundit si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”.

56-vjeçari, duke përdorur metodat proaktive, profile false duke publikuar shkrime të ndryshme në përkrahje të ISIS. Gjithashtu, i bënte thirrje qytetarëve, për përkrahje të luftës në Siri.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *