Salcburgu do të përballet me Çelsin në transfertën austriake në orën 18:45, në ndeshjen e vlefshme për raundin e pestë të grupeve në Champions League.
Grupi E është mjaft interesant dhe të gjitha skuadrat janë në garë për t’u kualifikuar. Blutë e Londrës kryesojnë me 7 pikë, ndërsa austriakët e ndjekin me një pikë më pak.
Për takimin e sotëm, trajneri i Çelsit, Graham Poter ka vendosur të mos aktivizojë titullar Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar është një element i rëndësishëm i anglezëve dhe për këtë arsye qendroi në Londër këtë sezon.