Një javë larg nga finalja e madhe e Big Brother, Luiz Ejlli ka vendosur që të tregojë anën e tij më njerëzore, në një bisedë që ka bërë me Nitën pranë pishinës. Ai ka treguar për momentet e vështira jashtë shtëpisë, ku kishte humbur gjithçka, përfshirë edhe shpresën. Në mendje e tij kishte largimin përfundimtar nga Shqipëria, për shkak se nuk e gjente veten askund edhe sa i përket karrierës.
Për herë të parë ai ka folur dhe për historinë e dashurisë me Megi Topallin, ku ka treguar se është detyruar që të heqë dorë prej muzikës, për të shkuar pas saj në Paris. Luizi thotë se jo gjithçka në raportin e tyre ka shkuar si ai do të donte, e madje flet edhe për zhgënjimin që ka pësuar.
“Çfarë situatash kam kaluar këtu. Unë erdha dhe ndryshova komplet, u dashurova, u fejova, u martova, edhe pse ishte një traditë e të gjithë Big Brother-ave. E lashë muzikën se bëra zgjedhjen, o me shku pas zemrës dhe me ik prej Shqipnie, o me ndejt në Shqipëri dhe me humb atë.
Zgjodha, nuk mbaroi ashtu si do të doja, te sytë e Kiarës shoh atë që kam parë unë dikur te ai person, me vras veten dhe nuk e zhgënjej, atë që kam pësuar unë. Atë ditë që iu ula në gjunjë më dhimti në shpirt, dhe sinqerisht lojëra të tilla nuk do ja bëj më kurrë, kam frikë se ka filluar të më dojë më shumë sesa e dua unë”, tha Luizi.
@kusho__