Takimi i shumëpritur midis presidentit amerikane Joe Biden dhe homologut Rus Vladimir Putin ka një datë tashmë të caktuar.
Sipas zëdhënësit të Kremlinit Dmitry Peskov, i pohuar edhe nga burime amerikane, takimi virtual do të mbahet ditën e martë 7 dhjetor, në një orar ende për t’u përcaktuar.
Edhe pse problematikat midis dy vendeve janë të shumta, është e qartë që diskutimet e të martës do të përqendrohen tek tensioni gjithmonë m i lartë në kufirin midis Rusisë dhe Ukrainës.
Në mediat ndërkombëtare, që kanë marrë informacione të shërbimeve sekrete perëndimore, më shumëse 90 mijë ushtarët e Moskës janë pozicionuar në kufi, ndërkohë që ditën e djeshme autoritetet ukrainase deklaruar hapur që Rusia po përgatit një operacion të madh ushtarak në territoret ukrainase të lindjes, të vetëshpallura të pavarura.
/Priza.al/