Praktika të thjeshta që do t’ju bëjnë të ndiheni më mirë gjatë ditës

Një postim mjaft interesant po bën xhiron e rrjetit këto ditët e fundit, i cili ka të bëjë me të gjitha këto çështje që na shqetësojnë çdo ditë. Nga mbi-analizimi, problemet e menaxhimit të stresit dhe zemërimit, tek mungesa e energjisë ose ndjenja e trishtimit.

Si mund t’i menaxhojmë më mirë situata të tilla, të cilat na e bëjnë pak më të vështirë jetën e përditshme?

Sipas postimit, në varësi të ndjenjës, ekziston edhe një praktikë shumë specifike që mund të ndihmojë dhe automatikisht mund t’ju bëjë të ndiheni më mirë.

Ja cilat janë ato:

-Kur ndiheni sikur nuk mund t’i kontrolloni mendimet tuaja dhe filloni të mbianalizoni, gjë që më pas ju lodh, përpiquni t’i shkruani në letër për t’u çliruar.
-Kur ndiheni të stresuar, provoni praktikën e meditimit për të rikthyer paqen dhe relaksimin në mendjen dhe trupin tuaj.
-Kur ndiheni të lodhur dhe të rraskapitur, bëni gjumin një prioritet.
-Kur ndiheni të dëshpëruar, provoni ushtrimet për endorfinë.
-Kur ndiheni të stresuar, provoni të bëni një shëtitje për të çliruar tensionin.
-Kur jeni të zemëruar, atëherë preferoni të dëgjoni muzikë.
-Kur ndiheni dembel dhe ju mungon energjia, preferoni ta lini celularin mënjanë dhe të reduktoni orët që kaloni para ekranit.
-Kur ndiheni të rraskapitur ose në një fazë të keqe, provoni të lexoni një libër për frymëzim.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *