Pranga 20 vjeçarit shqiptar në Itali/ Pa patentë dhe me drogë në makinë

 

Një 20 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi iu gjet drogë në makinë. I riu shqiptar duhet të japë llogari dhe për faktin se drejtonte makinën pa patentë. Kontrolli erdhi pasi disa qytetarë raportuan për një makinë që kishte dalë nga rruga në Fidenza dhe ishte përplasur me një shtyllë.

I riu, që shoqërohej nga një tjetër person, braktisi mjetin në të cilin policia gjeti kokainë. Ata u gjurmuan në stacionin e Fidenzës për t’u larguar me tren. Fakti se brenda automjetit kishte drogë, bëri që policët të thellonin hetimin dhe të kontrollonin një dhomë hoteli, çelësin e së cilës e kishte në xhep.

Në dhomë, karabinierët gjetën dhe sekuestruan një pistoletë, disa fishekë dhe gati 50 gramë hashash dhe kokainë, si dhe materiale të dobishme për ambalazhim.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *