Policia në Berat ka arrestuar një 26-vjeçar, pasi akuzohet se organizonte lojëra fati me anë të celularëve. Shtetasi me inicialet GJ.Q., ushtronte aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit online në lokalin e tij.
Po ashtu, është proceduar në gjendje të lirë, shtetasi E.M, pasi ka plagosur me thikë një person për motive të dobëta.
Njoftimi i Plotë
DVP Berat
Organizonte lojëra fati nëpërmjet celularit, procedohet penalisht pronari i lokalit.
Nga specialistët e Seksionit për Krimet u procedua penalisht shtetasi Gj. Q., 26 vjeç, banues në Urë Vajgurore, Berat, pasi është kapur në ambientet e lokalit të tij, duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit online, nëpërmjet celularit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy aparate celular.
Po nga specialistët e Seksionit për Krimet u procedua penalisht shtetasi E. M., 34 vjeç, banues në lagjen “Donika Kastrioti”, Berat, pasi në lagjen “Donika Kastrioti”, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjete prerëse, duke i shkaktuar dëmtime të lehta në këmbë, shtetasin M. H., 20 vjeç, banues në lagjen “Donika Kastrioti”, Berat.