Pranga 27-vjeçarit të rrezikshëm, vidhte qytetarët e Tiranës nën kërcënimin e thikës

Një 27-vjeçar me precedent penal të mëparshëm në fushën e vjedhjes, është kapur në flagrancë nga Forcat e Posaçme “Shqiponja”, duke tentuar të vjedhë me dhunë sendet me vlerë një shtetaseje.

I riu me inicialet T. S., banues në Laç, vidhte me dhunë nëpërmjet kanosjes me thikë qytetarët në vende të ndryshme të Tiranës. Ky shtetas dyshohet se është  autor edhe i dy ngjarjeve: I vjedhjes me dhunë nën kërcënimin e thikës të një shume parash dhe disa sendeve me vlerë të shtetases E. I; dhe tentativës së vjedhjes së sendeve me vlerë të shtetases M. H.

NJOFTIMI

Vidhte me dhunë nëpërmjet kanosjes me thikë, qytetarët në vende të ndryshme të Tiranës, vihet në pranga 27-vjeçari me precedent penal të mëparshëm në fushën e vjedhjes. Zbardhen dhe dokumentohen 3 raste të vjedhjes me dhunë dhe tentativës për vjedhje të sendeve me vlerë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.2 në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shqiponjat” në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe zbardhjen e rasteve të vjedhjeve të pronës dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit T. S., 27 vjeç, banues në Laç.

Ky shtetas është kapur në flagrancë nga Forcat e Posaçme “Shqiponjat”, mbrëmjen e djeshme, në bulevardin “Gjergj Fishta” duke tentuar të vjedhë me dhunë sendet me vlerë një shtetaseje.

Nga hetimet dhe provat e siguruara rezulton se ky shtetas dyshohet se është  autor edhe  i dy ngjarjeve konkretisht: I vjedhjes me dhunë nën kërcënimin e thikës të një shume parash dhe disa sendeve me vlerë të shtetases E. I; Dhe tentativës së vjedhjes së sendeve me vlerë të shtetases M. H. Materialet në ngarkim të shtetasit T. S. i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *