Ngacmimet seksuale janë kthyer në shqetësim në shoqërinë shqiptare. Çdo ditë e më shumë, policia po raporton për ngacmime nga të moshuar, të cilët bien në prangat e policisë pas denoncimeve të shumta.
Një 61-vjeçar me inicialet V. M., është ndaluar sot nga policia e Gjirokastrës pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht tri vajza të moshës 14 vjeçe, 8 vjeçe dhe 7 vjeçe. Lidhur me këtë rast, nuk bëhen me dije të tjera detaje të tjera, por i ndaluari banues në Erind, tashmë do të përballet në Gjykatën e Gjirokastrës, me akuzën e “Ngacmimit Seksual”
Njoftimi:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër bënë ndalimin e shtetasit V. M., 61 vjeç, banues në Erind, Gjirokastër, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht tri vajza të mitura të moshës 14 vjeçe, 8 vjeçe dhe 7 vjeçe. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Ngacmimi seksual”