Ngacmimet seksuale janë kthyer në shqetësim në shoqërinë shqiptare. Çdo ditë e më shumë, policia po raporton për ngacmime nga të moshuar, të cilët bien në prangat e policisë pas denoncimeve të shumta.
Një 73-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Tiranë, pasi akuzohet për ngacmim seksual. Me një njoftim për mediat, policia bën me dije se ngjarja ndodhi në ditën e djeshme, në “Bulevardin Blu” Kamëz, ku i moshuari me inicialet M. F., ka kryer veprime dhe sjellje me natyrë seksuale, ndaj një shtetaseje.
Lidhur me këtë rast, nuk bëhen me dije të tjera detaje. Materialet i kaluan Prokurorisë, së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.