Pranga oficerit të patrullës në Mamurras, plagosi dy kolegët dhe një qytetar

Lidhur me ngjarjen e rëndë të një dite më parë në Mamurras, raportohet se është vënë në pranga autori i plagosjes së dy efektivëve të policisë. Në pranga ka rënë shtetasi David Madani, i cili është polic patrulle. Ky i fundit plagosi dy kolegët nga pakujdesia, për vetëmbrojtje.

Gjithashtu të arrestuar në lidhje me këtë ngjarje janë edhe Gjon Fufi, Nikoll Fufi dhe Rudolf Fufi.

Sipas policisë, disa persona janë konfliktuar me punonjësit e Policisë të Patrullës së Përgjithshme që ishte me shërbim në qytet. Më pas, një nga punonjësit e policisë ka nxjerrë armën e shërbimit, dhe ka qëlluar. Për pasojë janë plagosur dy kolegët e tij, Ilir Zekaj dhe Flamur Lleja, si dhe një nga personat e përfshirë në konflikt, shtetasi Nikollë Vorfi, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *