Një 64-vjeçar është arrestuar nga blutë e Tiranës, pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një minoren.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit me inicialet G. B., 64 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 17-vjeçar.
Me anë të një deklarate për mediat, policia ka njoftuar se materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.