Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi rezulton se ka mashtruar disa shtetas kosovarë duke u “grabitur” më shumë se 100 mijë euro. Në pranga është vendosur shtetasi me iniciale L.P., 28 vjeç banues në Tiranë.
I riu u ka vjedhur llogaritë në Facebook disa shtetasve kosovarë dhe përmes tyre, u kërkonte para të afërmve të tyre. Sipas policisë së shtetit, shtetasi L.P. ka vjedhur më shumë se 100 mijë euro përmes mashtrimit. Policia i sekuestroi 7 karta bankare, 2 laptopë dhe dhjetra fatura të tërheqjes së parave.