Një 28-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Gjirokastrës pasi akuzohet se po transportonte emigrantë të paligjshëm drejt Tiranës.
Sipas policisë 28-vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi më datë 11.03.2023, duke drejtuar automjetin e tij, në vendin e quajtur “Ura e Kardhiqit”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar, është larguar me shpejtësi dhe më pas ka braktisur automjetin me të cilin po transportonte kundrejt fitimit, 4 emigrantë të paligjshëm, në drejtim të Tiranës.