Prangoset 60-vjeçari, merrte para për të siguruar vende varrimi

Tekniku i zbatimit të punimeve të varrezave në lagjen 13 të Durrësit, është arrestuar nga policia nën akuzën e korrupsionit. 60 vjeçari i identifikuar si A.S u shfaq i filmuar në një kamera të fshehtë, ku merrte shuma të caktuara parash në këmbim të sigurimit të një vendi varrimi.

Rasi i ndodhur në varrezat e vjetra të qytetit të Durrësit, u publikua në një emision televiziv, ndërsa vuijon puna për dokumentimin e plotë të rastit konkret.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *