Ditën e premte, në vend do të vijnë në qarkullim masa ajrore të qendrueshme. Moti përgjithësisht do të jetë i kthjellët me vranësira kalimtare përgjatë maleve. Në zonat luginore parashikohet mjegull e përkohshme, ndërsa në zonat malore prani e ngricave në rrugë, për shkak të temperaturave negative. Era do të fryjë veriperëndim-juglindje e lehtë e mesatare në bregdet, duke u pasuar nga 2 dhe 3 ballë.
Temperaturat parashikohen në:
zonat malore -3°C deri në 8°C
zonat e ulëta 3°C deri në 17°C
zonat bregdetare 4°C deri në 17°C