Reshjet e shiut qe po bien ne Kukës janë kthyer në reshje bore në zonat e larta malore.
Kështu në Shishtavec kanë nisur reshjet e para të borës me intensitet te lartë.
Reshjet erdhën edhe për shkak të uljes së temperaturave në lartësitë mbi 700 metra mbi nivelin e detit. Aktualisht nuk raportohen probleme në akset rrugore rurale të zonave të thella.
Ndërkohë që vijon të jetë e bllokuar ura e Shtrezës në rrugën nacionale Kukës-Shishtavec