Preidenti/ Balla: Opozita fshihet pas një copë letre, ramë dakord që…

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla në një deklaratë për mediat tha se i qëndron besnik vendimit të mëparshëm se maxhoranca nuk do të propozojë asnjë kandidat për president deri në raundin e tretë.

Balla tha se Shqipëria duhet të ketë në mandatin e ri të institucionit të presidentit, duhet të ketë një president ndryshe nga Ilir Meta.

“E kemi thënë që ditën e parë, të vetmin kusht, apo kriteret që PS ka artikuluar, ka qenë që Shqipëria në mandatin e ri të institucionit të presidentit, duhet të ketë një president ndryshe nga Ilir Meta. Merreni Ilir Metën se si ka funksionuar, duhet të kemi një president ndryshe. Mendoj se të gjitha palët duhet ta shohin me përgjegjësi jete proces. Përgjegjësinë që kemi treguar e kemi bërë reale për ato që kemi kërkuar të dëgjojmë emra. E keni dëgjuar edhe përmes diskutimeve.

Të vazhdosh të fshihesh pas një copë letre, që ose të pranohet, ose të pranohet, është rrëzuar ajo në tërësi. Ramë dakord që në 2 raundet të propozonin vetëm opozita. Ne nuk do të propozojmë emra deri në datën 29 në orën 16:00 të së dielës”, tha Balla.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *