Prej 2 javësh një i moshuar, që ishte strehuar në shtëpinë e të Moshuarve në Kavajë, rezulton i humbur. Bëhet fjalë për 72-vjeçarin Shefqet Muharremi, i cili në rrethana ende të paqarta është larguar nga azili pa asnjë gjurmë.
Familjarët e tij po e kërkojnë të moshuarin. Ata kanë bërë denoncim në komisariatin e Kavajës dhe të Durrësit.
Familjarët e tij apelojnë për ndihmë, ndërsa luten që për çdo informacion, të kontaktoni në këtë nr.tel: 0673025094.
/Priza.al/