Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka urdhëruar sekuestrimin e pasurive të Ervis Martinaj, i njohur ndryshe si “mbreti” i lojërave të fatit.
Burimet paraprake bëjnë me dije se bëhet fjalë për 34 pasuri të Martinajt dhe familjes së tij, të cilat përkojnë me llogari bankare, pasuri të paluajtshme si truall dhe makina. Këto pasuri dyshohet se vijnë aktivitete të paligjshme.
Mësohet se aksioni është përqendruar në Lezhë dhe Fushë Kuqe, ndërkohë që në përfundim të tij do të bëhet edhe bilanci i të gjithë pronave të sekuestruara.
Kujtojmë se Ervis Martinaj është zhdukur pa lënë gjurmë që prej gushtit të vitit të kaluar dhe akoma policia nuk ka asnjë informacion zyrtar se çfarë ka ndodhur me të.