Gjyqtarja e Elbasanit, Enkelejda Kapedani ka dalë sot përpara trupës gjykuese të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në seancë dëgjimore.
Kjo është seanca e tretë dëgjimore që po zhvillohet për Kapedanin, e cila prej muajsh e ka shtyrë për shkak të problemeve shëndetësore.
Seanca paraardhëse u zhvillua më 9 maj, ku Kapedani paraqiti një raport shëndetësor. Hetimi ndaj gjyqtares së “Tik-Tok”, është rihapur dy herë. Pas dy seancave të para në nëntor 2021 dhe janar 2022, hetimet u hapën sërish pas një gjetje nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit.
Pas përfundimit të hetimit KPK njoftoi Kapedanin për seancën e tretë dëgjimore mbi gjetjet e reja, por seanca e lënë në 5 maj dhe ajo e të hënës u shtynë për shkak të raporteve mjekësore nga gjyqtarja.
Kapedani është hetuar në të tri kriteret, ndërsa i janë kërkuar shpjegime për disa transaksione. Prej janarit të këtij viti gjyqtarja është e pezulluar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, pas publikimit të disa videove të saj në rrejtin social Tik-Tok që u konsideruan jo etike.