Zjarri i cili vazhdon prej javësh të tëra në Siberinë verilindore në Rusi, ka arritur një nivel të paparë, me flakët që po shkatërrojnë një territor të barabartë me të gjitha zjarret e tjera në botë së bashku. Në një intervistë për Moscow Times, Greenpeace Rusia vlerëson se ky zjarr mund të bëhet më i madhi në historinë e planetit.
Në Yakutia, rajoni më i madh dhe më i ftohtë i të gjithë Rusisë, retë e tymit kanë mbuluar vendbanimet dhe shtrihet në distanca me mijëra kilometra. Më i madhi nga këto zjarre përfshiu mbi 1.5 milion hektarë, tha menaxheri i pyjeve i grupit mjedisor.
“Ky zjarr mund të zgjerohet deri në 400,000 hektarë. Dhe kështu mund të bëhet zjarri më i madh në histori,” tha shefi i pyjeve i Greenpeace Alexei Jaroshenko për Moscow Times .
Vetëm shiu mund ta ndalojë ose të ndihmojë për vënien nën kontroll të tij, tha Yaroshenko, por reshjet aktuale janë shumë të dobëta. “Në rastin më të mirë mund të shpëtojmë vendbanimet dhe ndërtesat që janë në rrugën e zjarrit.”
Deklarata e Jaroshenkos vijnë vetëm disa ditë pasi një raport I OKB -së për klimën dha alarmin për ngrohjen globale dhe bënë thirrje për të marrë masa të shumta për të parandaluar daljen e saj nga kontrolli.
Që nga fillimi i shekullit të 20, rajoni Siberian ka parë një rritje mesatare vjetore të temperaturave prej 3 gradë Celsius,, që vjen e shoqëruar nga periudha thatësire rekord dhe me erëra të fuqishme që e kanë kthyer tajgën e saj të madhe në një ‘shkretëtirë’. / shqiptarja.com