Albana Osmani është një nga figurat më të dashura të ekranit shqiptar. Me një karrierë të suksesshme në televizion me emisione si “Fan Club”, “Fiks Fare” etj, megjithëse tanimë prej disa kohësh i mungon ekranit.
Pas një kohe relativisht të gjatë shkëputje nga profesioni i saj, Albana së shpejti do të rikthehet në ekran. Burime për ‘Kryefjala’ kanë bërë me dije se moderatorja e njohur pritet të jetë një nga prezantueset e kampionatit botëror të futbollit në Rtsh.
Deri më tani mungon një konfirmim zyrtar nga ana e moderatores. Në një situatë të tillë, kjo eksperiencë do të ishte diçka e re për Osmanin, pasi e kemi parë të prezantojë çfarëdolloj programi tjetër, ama një emision sportiv akoma jo.
Ndonëse nuk ka qenë prezente në ekran, Albana ka mbajtur kontakt të vazhdueshëm me ndjekësit e saj në Instagram. Pak kohë më parë Albana reagoi në lidhje me intervistën e Genti Pjetrit, i njohur për publikun si “Doktori i Fiks Fare”.
Pas kësaj interviste Albana Osmani, ish-kolegia e Doktorit, shkruante se Doktori është përdorur për vëmendje në një moment delikat të jetës së tij.