Bes Kallaku dhe Olsi Bylyku janë përfolur për një kohë të gjatë në media për një krisje të marrëdhënies së tyre.
Dy aktorët përpos kolegë dhe bashkëpunëtorë, kanë qenë edhe shumë miq me njëri-tjetrin.
Pak kohë më parë edhe vetë Olsi në një intervistë konfirmoi se marrëdhënia e tyre ishte ftohur.
Mirëpo pas kësaj duket se aktorët do të vihen përballë njëri-tjetrit në emisionin që pritet të startojë të dielën “Zemër Luana”.
Butrint Imeri ka qenë ai që ka ndarë një video pak më parë ku duket në studion e emisionit, duke zbuluar kështu që do të jetë një nga të ftuarit.
Përpos kësaj, kjo video ka zbuluar edhe diçka tjetër.
Në krah të tij duket Olsi Bylyku, akoma është e paqartë nëse Olsi do të jetë përballë Besit si kapiten i skuadrës tjetër, apo është thjesht i ftuar.
Nëse nuk rezulton kështu dhe ndodhet aty si kapiten, atëherë ai do të jetë përballë ish-shokut të tij, pasi tashmë dihet se Besi është një nga kapitenët e skuadrave.
Më herët gjatë fjalës së tij për marrëdhënien me Besin, Olsi u shpreh: “Thjesht jemi shkëputur, jemi ftohur.
Por edhe kur jemi takuar, kemi biseduar për gjëra të përgjithshme që mund t’i diskutoj me këdo që mund të takoj. Mendoj që edhe rruga që ka vazhduar secili [ndikoi]…”
I gjithë hamendësimi për krisjen e raportit të tyre erdhi në momentin kur Besi nuk u pa në festën e ditëlindjes së Olsit .