Prej një jave ndodhet në spital, të gjithë në ankth për legjendën Pele

Legjenda e futbollit brazilian, Pele ndodhet në spital. 80-vjeçari ndodhet në këtë gjendje prej 6 ditësh, por jo në rrezik kritik për jetën.

Sipas mediave vendase, Pele po kryen kontrolle rutinë në spitalin Albert Einstein në Sao Paulo pasi ka shfaqur probleme shëndetësore. Deri më tani nuk ka ende asnjë informacion më tepër lidhur me këto probleme teksa menaxheri i legjendës braziliane, Joe Fraga, shprehet se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.

Më herët, mediat kanë raportuar se Pele-s i ka rënë të fikët, por këtë e ka mohuar vetë ish-lojtari. Përmes një postimi në Instagram, ai shkruan se ai është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se kishte shkuar në spital për vizita mjekësore rutinë.

“Djema, nuk më ra të fikët dhe jam shumë mirë me shëndet. Unë shkova për provimet e mia rutinore, të cilat nuk kisha qenë në gjendje t’i bëja më parë për shkak të pandemisë. Lërini ata të dinë që unë nuk luaj të dielën tjetër” – shkruante Pele.

Tifozët e tri herë kampionit të botës kanë shprehur shqetësimet e tyre pas publikimit të dokumentarit të legjendës. Tifozët shprehen se në filmin e publikuar, Pele nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore, pasi në një pjesë ai shfaqet me një karrocë mbështetëse.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *