Anna Gjebrea, vajza e kantautorit dhe moderatorit të njohur Ardit Gjebrea, duket se ka trashëguar pasionin e të atit për muzikën dhe prej disa vitësh tashmë është pjesë e tregut muzikor. Ajo është vetëm 13-vjeçe dhe ka lançuar tre këngë të saj.
Së fundmi, Anna ishte e ftuar tek emisioni “Rudina”, ku promovoi këngën e saj “Just Dance”. E teksa festivali “Kënga Magjike” është në përgatitje e sipër, ajo u pyet nëse do të merrte pjesë, pasi tanimë mund të quhet një këngëtare.
Mirëpo, ajo është koshiente se duke qenë se babai i saj është producent i festivalit, do të kishte konflikt interesi. Kjo është arsyeja përse nuk do ta shohim vajzën e Gjebreas në “Kënga Magjike”.
“Është konflikt interesi, nuk mund të marr pjesë duke qenë babi im producenti… Unë nuk mund të konkuroj. Po unë kam disa kohë që i them babit që të konkuroj te “Kënga Magjike”, ndalova së thëni dhe këtë vit më ka thënë mendoj se je gati me këtë këngën”, u shpreh vajza e Ardit Gjebreas.
Ju kujtojmë që këtë vit, do ketë një ndryshim sa i përket datës së mbajtjes së “Këngës Magjike”. Produksioni njoftoi se në datat 23 dhe 24 maj 2022 artistët mund të dorëzojnë këngët e tyre pranë “Tv Klan”.
Mirëpo netët e festivalit të këtij viti do të organizohen në nëntor, ndryshe nga ai i vitit të kaluar ku netët finale u mbajtën në muajin maj.