Prekëse! U braktis në aeroportin e Kabulit nga ushtarët amerikanë, taksisti ia dorëzon foshnjën të atit pas 6 muajsh

Foshnja që u zhduk pasi iu dorëzua një ushtari mbi murin e aeroportit të Kabulit, është gjetur dhe është ribashkuar me familjen e tij.

Prindërit e Sohail Ahmadit ia kaluan beben një ushtari amerikan më 19 gusht, nga frika se do të shtypej në turmat e njerëzve që përpiqeshin të largoheshin nga vendi pas pushtimit të talebanëve.

Sohail kishte qenë nën kujdesin e taksistit 29-vjeçar Hamid Safi, i cili e kishte gjetur në aeroport dhe e kishte çuar në shtëpi për ta rritur si të tijin.

Hamidi u përlot teksa ia dorëzoi Sohailin gjyshit të tij Mohammad Qasem Razawi.⁠

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *