Premier League/ United bën detyrën ndaj Burnley, ‘djajtë e kuq’ fitojnë 3-1 dhe arrijnë West Ham në vend të pestë

Mancester United mori suksesin e katërt në pesë takimet e fundit në Premier League. “Djajtë e kuq” mposhtën në stadiumin ‘Old Trafford’ me rezultatin 3-1 Bërnlejn dhe kaluan në klasifikim Totenhemnin.

Skuadra gjendet në vend të gjashtë në renditje në kuotën e 31 pikëve, po aq sa West Ham i një vend më sipër. MekTominai realizoi pas tetë minutash golin e parë të takimit për vendasit.

Ekipi i drejtuar nga Rangnick ishte dominues ndërsa rezultati u dyfishua në minutën e 27 të lojës, e pas autogolit të Ben Mi. Në minutën e 35, Cristiano Ronaldo realizoi rrjetën e tretë duke vulosur fitoren. Por Bërnlej shkurtoi rezultatin tri minuta më pas me anë të Lenonit.

Në pjesën e dytë, “Djajtë e kuq” krijuan raste, ndërsa miqtë e patën të vështirë që të finalizonin. Rezultati ngeli i pandryshuar. Bernlei shkon në vend të 18 në renditje, dhe ka vetëm 11 pikë të grumbulluara pas 19 javësh.

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *