Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko, ka folur rreth premtimeve së të besuarit të koalicionit Meta-Berisha për bashkinë e Tiranës. Lidhur me deklaratat e Këlliçit, se nëse fiton transporti publik do të jetë falas në kryeqytet, Bejko u shpreh: “Nëse i beson nuk është në këtë realitet, jeton në një botë tjetër”.
Në një intervistë për ABC, Bejko e cilësoi në hall Këlliçin, i cili po bën premtime jorealiste.
“Ndonjëherë është mirë që krizës apo mungesës së besimit të qytetarëve, të mos i hidhet një lloj shurupi i tillë përsipër, për t’i ëmbëlsuar ata, dhe për t’u bërë i pëlqyeshëm. Jo çdo premtim populist është i realizueshëm sepse nesër do të ballafaqohet me qytetarët. Kemi dëgjuar premtime të tilla të bujshme në Shqipëri. Kush është në hall bën premtime që edhe vetë nuk i beson dot” – tha ndër të tjera Bejko.