Prerja e paligjshme e pyjeve është një problem i vendit tonë, pasi drurët priten, transportohen ose shiten në shkelje të ligjeve kombëtare. Një krim mjedisor i cili kryesisht bëhet për përfitime monetare, por që ndërkohë shkakton dëme të pariparueshme. Në vijim të parandalimit të kësaj veprimtarie kriminale, ditën e sotme në Bulqizë, policia ka arrestuar 2 vëllezër, pasi janë kapur në flagrancë ndërsa prisnin lëndë drusore në mënyrë të paligjshme në vendin e quajtur “Kurora e Liqenit të Zi”.
Të arrestuarit janë identifikuar me inicialt, A. C., 23 vjeç, dhe B. C., 27 vjeç, (vëllezër), banues në Fushë-Bulqizë. Mbi to rëdno akuza “Prerje të paligjshme të pyjeve”. Si dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin R. C. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër.
Njoftimi i policisë:
Vijojnë kontrollet për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e krimeve mjedisore. Vihen në pranga 2 vëllezër dhe procedohen penalisht 3 të tjerë, për “Prerje të paligjshme të pyjeve”. Në vijim dhe zbatim të planit të masave të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, si rezultat i kontrollit të pandërprerë të territorit, u goditën dy raste të prerjes së pyjeve dhe si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve :
- C., 23 vjeç, dhe B. C., 27 vjeç, (vëllezër), banues në Fushë-Bulqizë.
Si dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin R. C. Këta shtetas janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë duke prerë lëndë drusore në mënyrë të paligjshme në vendin e quajtur “Kurora e Liqenit të Zi”, Bulqizë. Po në vijim të kontrollit të territorit janë proceduar penalisht nga Policia shtetasit G. I., dhe A. I., pasi në zonën e Gjoricës janë konstatuar duke transportuar lëndë drusore e prerë në mënyrë të paligjshme. Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartë përmendur i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”.