“Pres jashtë Albin”/ Tola rrëfehet pasi e nxorën nga ‘Përputhen’: Kanë nisur pëlqimet tek disa

Arlida Nezha, e njohur si Tola ka rrëfyer eksperiencën e saj në emisionin ‘Përputhen’ pasi u eleminua nga djemtë. Ajo ka thënë se ishte një eksperiencë e bukur për të.

E ftuar në ‘Shqipëria Live’ Tola ka folur për konkurrentët që mendon se mund të dalin të përputhur nga emisioni.

“2 muaj që kam qenë unë aty, kanë nisur pëlqimet tek disa. Disa janë aty thjesht ‘hajt se jemi’. Në syrin tim, shoh Mikelën që ka dëshirë të përputhet, por nuk e marrin shumë seriozisht djemtë se është lozonjare dhe dëshiron të jetë protagonist. Shoh Bashkimin shumë të përfshirë, por Alvisën shumë më pak”, tha Tola.

Ndër të tjera, Tola tregoi se pret jashtë Albin, një prej djemve që ka pasur pëlqim dhe ka pasur takime në program.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *