Presa e zetorit i i ka prerë të dyja këmbët një 27-vjeçari, duke i shkaktuar hemorragji. I riu me inicialet A.M., është transportuar me urgjencë me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku paraqitet në gjendje të rëndë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 13:30 në fshatin Porodinë të Korçës, ku i riu po punonte arën me një mjet tip zetor.
Nga ana e policisë, po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.