Presidenti/ Alibeaj: E drejta për të propozuar t’i përkasë opozitës, kemi bërë të qartë…

Këtë të mërkurë është duke u zhvilluar në prani të mediave procesi për emrin e ri të Presidentit të Republikës.

Në fjalën e tij, deputeti Enkelejd Alibeaj renditi edhe arsyet përse është me rëndësi që presidenti të zgjidhet në tre raundet e para.

“Le të këndojë ata nuk erdhën dhe po e zgjedhim ne. Kjo nuk i shërben askujt dhe thjesht do të ishte një zgjatim. Pra bazuar në frymën e Kushtetutës pavarësisht ndryshimeve të 2008 thelbi mbetet dhe presidenti do të duhet të zgjidhet me jo më pak se 84 vota. pra ndaj është e nevojshëm që presidenti të zgjidhet në këto tre raunde dhe arsyet janë: Të bësh fotografimin sot të institucioneve të kësaj republike , të gjitha pushtet e ka marrë njëri krah, pra është një zhbalancim ekstrem i rendit institucional.

Pra ka humbur sensi i ndarjes së barazisë së pushteteve. Mazhoranca sot nuk e ka legjitimitetin real, atë që buron nga zgjedhjet. Pra këto janë konsiderata jo thjesht të nxjerra nga ne, por të dokumentuara dhe të njohura botërisht. Është koha dhe është vetëm një episod nëse ka dëshirë për të ridimensionuar atë që duhet të jenë raportet që duhet të prodhojë presidentit, pra këto janë arsyet bazë. Në dokument kemi bërë të qartë vendosjen e disa kritereve”, tha Alibeaj.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *