Presidenti/ Alibeaj i prerë: Nuk do të bojkotojmë procesin! Kemi detyrim që…

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka zbuluar vendimin që ka marrë grupi parlamentar.

Alibeaj tha se PD nuk do braktisë procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri të Republikës.

Sakaq, ky i fundit theksoi se opozita ka detyrim sipas Kushtetutës që mos braktisë këtë proces të rëndësishëm pavarësisht se mazhoranca mund ta zgjedhë presidentin në raundin e katërt ose të presë me shumicë të thjeshtë.

“Nuk kishte asgjë të re mes kolegëve veç faktit që në këtë proces PD dhe opozita është në dijeni për situatën ligjore. Presidenti i ri mund të zgjidhet në raundin e katër ose të pestë me shumicë të thjeshtë, pra 71 vota. Ne do të marrim pjesë në këtë proces që të jetë një proces gjithë përfshirës dhe transparent. Të bëjmë një proces serioz me kontributet e gjitha palëve. Për këtë arsye bashkë me skepticizmin ishte detyrim i opozitës që mos bojkotonte dhe mos shmangemi. Opozita duhet të ketë përballë këto sfida”, tha Alibeaj.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *