Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj në një deklaratë për mediat pohoi se vendi humbje rastin për t’i dhënë vendit një President dinjitoz.
Alibeaj u shpreh se nga ana e Ramës ndodhi ajo që ai di të bëjë gjithmonë, të tërhiqet.
“Në momentin kur ne ofruan rregullat që u pranuan, u pa qartë që nga ana e Ramës ndodhi ajo që ai di të bëjë gjithmonë, të tërhiqet. Për shkak të ndryshimeve famëzeza të 2008 Presidenti zgjidhet me 71 vota. Humbëm një rast për t’i dhënë Shqipërisë një institucion që do duhet të kishte legjitimitetin e palëve, që më vonë të ishte i tillë që sa herë të kishte sfida, të qëndronte në mënyrë serioze në lartësinë e detyrës”, tha Alibeaj.