Ndërkohë që raundi i dytë për zgjedhjen e presidentit të ri është djegur, ditën e nesërme do të mblidhet Konferenca e Kryetarëve.
Burime për median bëjnë me dije se mbledhja do të zhvillohet në orën 14:30 për të përcaktuar datën e raundin të tretë.
Raundi i dytë pritet të ezaurohet në seancën e sotme në Kuvend, pasi palët nuk ranë dakord për të paraqitur një emër për të votuar. Marrëveshja mes maxhorancës dhe opozitës dështoi javën që lamë pas. Sipas marrëveshjes, iu la e drejta opozitës që në raundin e dytë dhe të tretë të propozonin emrat për kandidatin për president. Po, kjo zgjati vetëm disa orë, pasi Enkelejd Alibeaj u tërhoq.
Sipas negociatorëve të PD, maxhoranca duhet të zgjidhte një nga kandidatët që do të propozonte PD, ndërkohë që Tulant Balla deklaroi se kandidati për president do të duhej të mbante vetëm firmat e opozitës.