Presidenti, Bajram Begaj do të presë ditën e nesërme në një vizitë zyrtare Presidentin e Austrisë, Alexandër Van der Bellen.
Lajmi është konfirmuar nga Presidenca, teksa përmes një njoftimi ka publikuar edhe agjendën që do të ndiqet nga Van der Bellen.
Begaj do të mirëpresë Presidentin e Austrisë në Institucionin e Presidentit me një ceremoni shtetërore, dhe ndër të tjera është parashikuar edhe një konferencë e përbashkët për shtyp e dy presidentëve.
Axhenda e vizitës:
10:30 – Ceremonia zyrtare e mirëseardhjes në Institucionin e Presidentit të Republikës.
11:45 – Deklarata për media e dy Presidentëve duke vijuar më tej me një Konferencë të përbashkët për media.
17:00- Do të zhvillohet Forumi Ekonomik në Hotel Rogner (Antigonea 2), ku të dy Presidentët do të mbajnë gjithashtu fjalën përkatëse.