Presidenti/ Balla: Raundi i dytë i frytshëm! Opozita të respektojë afatet

Pas takimet me përfaqësuesit e mazhorancës lidhur me kandidaturat për presidentin e ri, kreu i grupit parlamentar të PS-s, Taulant Balla ka pohuar se takimi i sotëm ishte i frytshëm.

Balla tha se PS është e gatshme për një president sa më konsensual, por gjithmonë me disa afate që duhen respektuar.

“Bashkë me kolegët kemi zhvilluar sot një raund të dytë me dy nga 3 grupet parlamentare të e opozitës. PS e ka dëshmuar edhe sot dispunueshmërinë për diskutimin e kandidatëve për president. Me të dyja grupet, edhe nga ana e tyre ka pasur një gatishmëria për tu hedhur në procesin e emrave.

Vazhdoj të shpresoj që grupi i PD-së të ketë një vendimmarrje për të ardhur në tryezë.Dispunueshmëria jonë për t’i dhënë vendin një president të gjithë shqiptarëve është aty, por ama kjo gjë ka disa afate dhe nuk mund të shtyhen”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *