Kreu i grupit Parlamentar, Taulant Balla në një deklaratë për mediat tha se ka ardhur momenti i përmbylljes së procesit të zgjedhjes së Presidentit.
Ndonëse tre raunde u dogjën, Balla pohoi se mazhoranca është e gatshme që të bisedojë me çdo deputete të grupeve parlamentare.
“Siç u angazhuam me besimin se opozita do merrte përgjegjësin për kandidatura. Është një përgjegjësi. Nga ky moment ne nuk do ta lemë vendin pa president dhe nuk do propozojmë. Ne do të dialogojmë me çdokënd që do të ndaj përgjegjësin për zgjedhjen e presidentit. Në këto dy raunde është mekanizmi që askush nuk mund të marri peng procesin dhe zgjedhjen e presidentit”, tha ai.