Kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla, u ka bërë thirrje publike kryetarëve të tre grupeve parlamentare të opozitës që të ulen në tryezë për zgjedhjen e presidentit.
Balla i bëri thirrje Enkelejd Alibeajt, Mesila Dodës dhe Fatmir Mediut në mënyrë që të ulen dhe t’i sjellin vendit, një president shembullor.
“Çështja e tretë. Dje Kuvendi ka shpallur celjen e procesit te presidetit. Besoj që prej sot ne cdo moment jemi të gatshem te ulemi me perfaqësuesit me drejtuesit e Grupeve Parlamentare te opozitës, thirrja ime per Alibeajn, Dodën dhe zotin Mediu, koha që keni deri më 15 maj ora 16:00 është e shkurtër. Kemi marrë shumë kohë. Sa herë kemi dalë para jush. Gatishmëria jonë ka qenë dhe është bërë publike.
Mirëpres një përgjigje nga ana e tre kryetarëve të GP me të cilët jemi të gatshëm të negociojmë. Ka pasur prozpozim që grupet të jenë bashkë”, tha Balla.