Presidenti Barjam Begaj betohet të dielën në Kuvend

Presidenti i zgjedhur, Barjam Begaj do të betohet të dielën në Kuvendin e Shqipërisë përpara se të marrë postin.

Mësohet se seanca do të mbahet rreth orës 18:00, ku si rend dite do të ketë vetëm këtë ceremoninë.

“Ngarkohen shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës së seancës plenare, njoftimin e anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik si dhe përgatitjen e dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet”, thuhet në urdhrin e Lindita Nikollës.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *