Presidenti i ri Bajram Begaj ka mbajtur fjalën e tij në Kuvend.
Begaj tha se do përpiqet të gjejë mënyra për të lehtësuar situatën në të cilën ndodhet vendi, si dhe bëri thirrje për të gjetur një gjuhë politike mes dy forcave.
Sakaq shtoi se askush nuk do të jetë i përjashtuar, si dhe e njeh dhe respekton opozitën.
“Nder për mua që t’i drejtohem Kuvendit si presidenti i Shqipërisë. Do të mbështes dhe këmbëngul bashkimin e forcave politike, në gjetjen e gjuhës së përbashkët. Unë e njoh dhe e respektoj opozitën. Ne nuk duhet të shmangemi nga gabimet e të shkuarës por duhet të gjejmë ura lidhëse. Askush nuk mund të jetë i përjashtuar. Angazhimi ynë është të gjejmë mënyra për të lehtësuar situatën. Mos të përfitojmë nga situatat e vështira. Të luftojmë për të rigjetur vlerat e humbura dhe të tregojmë harmoni politike”, tha ai.