Presidenti Begaj dekreton datën e re të zgjedhjeve për Bashkinë e Kukësit

Presidenti dekreton datën 24 shtator 2023 si datën e Zgjedhjeve për Kryetar në Bashkinë Kukës pas dorëheqjes së Safet Gjicit, i cili u përfshi në një skandal seksual duke u detyruar të largohet nga detyra vetëm 1 muaj pas fitores në zgjedhjet e 14 majit.

Presidenti i Republikës Bajram Begaj shpalli sot dekretin nr. 186 datë 11.08.2023 për “Caktimin e datës së zgjedhjeve për Kryetar të Bashkisë Kukës”.

Presidenti caktoi datën 24 shtator 2023 si datën e zhvillimit të zgjedhjeve për Kryetar Bashkie në Bashkinë e Kukësit.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *